Viti

Në Drobesh u vu gurthemeli i shkollës së re

Në fshatin Drobesh të Vitisë sot me një solemnitet rasti, është vënë gurthemeli i objektit të shkollës së re të fshatit.E gurthemelin për këtë objekt e vuri njeriu i parë i kësaj komune  Sokol Haliti, i cili duke folur para qytetarëve të tubuar të fshatit  theksoi nevojën e madhe të banorëve të këtij fshati për një objekt të ri shkollor, pasi që objekti aktual, nuk përmbush nevojat për mësim normal.

“Komuna e Vitisë, bashkë me Ministrin e Arsimit, i’a kemi dalur që ta konkretizojmë këtë projekt dhe ta bëjmë të mundur që sot të fillojmë punimet. Ishte kërkesë e banorëve, nxënësve por edhe nevojë e Drejtorisë së Arsimit, që Drobeshi të ketë një objekt të ri shkollor, me kapacitet të shtuar që përmbush kërkesat dhe nevojat e nxënësve të këtij lokaliteti.

 

Ne jemi të kënaqur që sot po inaugurojmë fillimin e punimeve të kësaj shkolle. Prandaj, kam besim që punët të kryhen sipas dinamikës dhe nxënësit e Drobeshit të kenë kushte më të mira për mësim”, u shpreh kryetari Haliti. Ndryshe, nxënësit e fshatit Drobesh, nga klasa e pestë janë detyruar që mësimet ti ndjekin në shkollën amë të Vitisë, duke udhëtuar disa  kilometra çdo ditë. Aziz Zuka

You Might Also Like