Te ndryshme

Në Gjilan, këtë të shtunë mbahen garat e enigmatëve të Kosovës, do të ketë edhe aktivitete të tjera

Në kuader të Takimeve të Enigmateve të Kosovës, do të jete e hapur një ekspozite e karikaturave të autoreve botërore nën përkujdesjen e Shoqatës se Karikaturistëve “Hithi” nga Ferizaj.

Enigmatët shqiptarë më 26 tetor “zbresin” në qytetin e enigmtikës – në Gjilan, për garën e madhe – zgjidhje dhe sajim i enigmave

Këshilli Organizativ i Garave – Takimeve të Enigmatëve, Shoqata e Enignatëve “Ndre Mjeda”, dhe Redaksia e Revistës së Enigmatëve, “Horizonti”, me këtë rast, ka bërë agjendën dhe përgatitjet e duhura për pritjen e enigmatëve-garuesve nga trojet shqiptare në garën për zgjidhjen dhe sajimin e enigmave.

Poashtu, fton gjithë mediat kosovare për ta përcjellë këtë event specifik nga fusha e enigmatikë dhe jo vetëm, pasi qe ne kuadër te këtij eventi qytetaret do te kenë rastin te shijojnë një ekspozitë me karikatura te autoreve botërore, nen përkujdesen e Shoqatës se Karikaturisteve “Hithi”, nga Ferizaj.

Këto gara të enigmatikës , organizohen çdo vit dhe në këto takime, marrin pjesë enigmatë të shquar nga mbarë trojet shqiptare.

Vitin e kaluar, kishte pjesëmarrës enigmatë mbi 30-të sosh, shpresojmë se këtë herë do të na bashkëngjiten edhe më shumë enigmatë dhe entuziastë të enigmave, në kuadër të garave të enigmatëve.

Shoqata e Enigmatëve “Ndre Mjeda”, do t’i përgatisë dhe përpilojë detyrat për garues dhe do të formojë jurinë profesionale prej tre anëtarësh, të cilët në fund të garës, do t’i shpallin tre vende fituese dhe do të shpërblehen me një vlerë të paracaktuar nga juria, si dhe do të ndahen medaljet: e artë, e argjendtë dhe ajo e bronztë.

Poashtu, në takimin e enigmatëve do të jetë rasti edhe për promovimin e revistës “Horizonti” dhe librat e botuara nga autorë tanë që kanë të bëjnë me enigmatikën në përgjithësi.

Takimi i enigmatëve njëherësh, janë edhe ngjarje interesante të cilat në mënyrën më të mirë shërben për promovimin e ngjarjeve kulturore të komunës së Gjilanit.

Ky event, shërben për edukimin e gjeneratave të reja për ta njohur më afër botën e enigmave, për të takuar miq dhe shokë dhe për njohje të reja që ofron ky event.

Kjo formë e takimit të enigmatëve, është një energji e re dhe një parashikim promocional të anamoravës dhe më gjerë.

Aktiviteti bazik i saj është ta popullarizojë enigmatikën nëpërmjet llojllojshmërisë të edicionit enigmatik. Ti ofrojë interesimin për të rinjtë për botën e enigmatikës

Kjo shoqatë, është inicuar nga ana e kryesisë që të bëhet muzeu enigmatik ose bibliotekë e cila do të mbledhë cdo gjë që ka të bëjë me aktivitetet e enigmatikës pë një qëllim, pë ti mos harruar ngjarjet e rëndësishme që lidhen me punën e shoqatës dhe botimit të revistës së pare të enigmatëve, “Horizonti”.

Njëra prej aktiviteteve më të rëndësishme është pikërisht, Garat -Takimet e enigmatëve në përpilimin dhe zgjidhjen e enigmave.

You Might Also Like