Gjilan

Në Gjilan, Komiteti Botëror i Paqes ndan çmimin e paqes për general Sulejman Abazit

Gjilan, 22 shkurt 2019 – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, në prezencën e ministrit të FSK’së, Rrustem Berisha dhe mysafirëve të shumtë, ka dorëzuar çmimin e paqes për Sulejman Abazi, çmim i cili jepet nga Komiteti Botëror i Paqes, ku janë të anëtarësuar 202 vende të ndryshme nga mbarë bota.

Në fjalën e tij kryetari Haziri ka potencuar se gjatë këtij viti do të bëhet vendosja e “Gong-ut” të paqes në qytetin tonë, nën prezencën më të lartë të Republikës së Kosovës dhe Komitetit Botëror të Paqes, falë bashkëpunimit dhe orientimit paqësor që ka Gjilani dhe Kosova në përgjithësi.

“Gjilani dhe Kosova atributin e paqes e ka fituar në luftën e parreshtur për të fituar paqen dhe lirinë. Ne jemi prej kohësh anëtar i organizatës më të madhe të paqes me seli në Hiroshima të Japonisë, ku marrin pjesë qytetet të cilat kanë kaluar tragjedi, apo kanë pësuar nga tragjeditë gjatë Luftës së Dytë Botërore. Çmimin të cilin e dorëzova për gjeneralin Sulejman Abazi, është një dëshmi shtesë e angazhimit të tij dhe të gjithë shqiptarëve në ndërtimin e vazhdueshëm të paqes”, ka thënë mes tjerash kryetari Haziri.

Nga ana e tyre, ministri Rrustem Berisha dhe general Sulejman Abazi, kanë theksuar se çmime të tilla dhe vlerësime sikur që vijnë nga Komiteti Botëror i Paqes, janë një obigim i madh që bashkërisht të punojmë për paqen në trojet tona dhe me respektimin e kulturave të ndryshme e të etnive që jetojnë kudo në botë e veçanërisht në Kosovë dhe Shqipëri.

Ndërkaq, Rabit Sadiku, i cili është në koordinim të vazhdueshëm me Komitetin Botëro të Paqes, tha se po ndihet mirë që me çmimet e tilla jashtëzakonisht të rëndësishme po arrijnë të nderohen personalitetet shqiptare sikur ky gjeneral Abazit.

You Might Also Like