Gjilan

Në Gjilan po vazhdon arsimi dual për nxënësit e shkollës së Agrobiznesit, nënshkruhen marrëveshje me disa biznese 

Gjilan, 21 dhjetor 2023 – Në vazhdën e fuqizimit të bashkëpunimit, janë nënshkruar marrëveshje për vazhdimin e arsimit dual për nxënësit e shkollës së mesme të Agrobiznesit “Arbëria”, të komunës së Gjilanit.

Drejtoresha e Arsimit, Albana Demiri, ka bërë të ditur se në bizneset si “Astoria”, “Bujana”, “Planeti” e “Koha bar”, nxënësit e kësaj shkolle do praktikojnë atë që e mësojnë në shkollë, sepse teoria pa praktikë është e mangët dhe nuk sjell perspektivë.

“Faleminderit biznesëve për mundësinë e bashkëpunimit dhe drejtorit të shkollës së Agrobiznesit, Z.Xhelal Jetishi për angazhimin në realizimin e kësaj marrëveshje. Punët e mira nuk kanë të ndalur”, ka thënë ajo.

You Might Also Like