ARSIMI

Në Gjilan u diskutua për Rolin e Këshillit të Prindërve dhe Planin e Punës për vitin 2023-2024

Këtë të mërkurë, Këshilli i Prindërve të Gjilanit, me mbështetjen e Zyrës Rajonale të OSCE-së, ka mbajtur një takim të përbashkët diskutimi ndërmjet anëtarëve të këshillit, komitetit për arsim, drejtorisë së arsimit, policisë në komunitet dhe zyrës së kryetarit, me temën: Roli i Këshillit të prindërve dhe Plani i Punës për vitin 2023-2024”.

Siç ka theksuar Natyra Robelli, kryetare e Këshillit të Prindërve të Gjilanit, takimi ka shërbyer si mundësi për diskutimin e çështjeve, të cilat kanë të bëjnë me koordinimin e punës dhe  rekomandimeve për vitin 2023-2024.

Të rikujtojmë se tryeza është mbajtur në restorant ”Bujana” në Gjilan.

You Might Also Like