Gratë për VETËVENDOSJE! Qendra në Gjilan në bashkëpunim me OJQ-në ”Gruaja Hyjnore” nga Gjilani, sot kanë organizuar një takim me gra dhe vajza në shënim të 4 shkurtit, ditës ndërkombëtare kundër kancerit.
Këtë ditë si dhe çdo ditë tjetër ne angazhohemi që përmes aktiviteteve tona të inkurajojmë gratë e vajzat për kujdes, parandalimin, zbulimin e hershëm dhe trajtimin të kancerit.
Vajzave dhe grave të pranishme ju drejtuan deputetet e Kuvendit, Arijeta Rexhepi dhe Mirlinda Sadiku, Zvministrja dr. Dafina Gexha, dr. Ramize Ahmeti Ibrahimi dhe Arjeta Maka.
Doktoreshat e pranishme ju dhanë informata e këshilla mbi rëndësinë, mënyrat dhe metodat e zbulimit të hershëm dhe parandalimit të kësaj sëmundje vdekjeprurëse.
Mes pjesëmarrëseve u zhvillua një bashkëbisedim i afërt duke shkëmbyer informacione dhe ndarë përvoja.