Viti

Në komunën e Vitisë kanë filluar të mbahën diskutime Publike  me qytetarët rreth  Kornizës së Zhvillimit Hapësinor komunal

Këto ditë në disa fshatra dhe lokalitete të  komunës së Vitisë, kanë filluar të mbahën diskutime me Publikun rreth kornizës së Zhvillimit Hapsinor .

E ndër lokalitetet e para që janë mbajtur këso dikutimesh isjin ato në Pozharan, Sllatinë e Ultë, Tërpezë, Çifllak dhe Ramjan .

Në organizimin e përbashkët të Komuna e Vitisë dhe “UBT – Instituti për Studime Urbane dhe Planifikim Hapësinor” sot në lokalitet Pozheran, Sllatinë e Ultë, Tërpezë, Çifllak dhe Ramjan janë mbajtur diskutimet publike rreth Kornizës së Zhvillimit Hapësinor të komunës të cilat po mbahen me qëllim të hartimit të Planit Zhvillimor Komunal, si dokument strategjik multi-sektorial i cili përcakton caqet afatgjata të zhvillimit ekonomik, social dhe hapësinor për 8 vitet e ardhshme në këtë komunë.

Me këtë rast zv. Kryetari i komunës së Vitisë, Hasan Aliu ka folur për rëndësinë e hartimit të këtij dokumenti si dhe për rëndësinë e marrjes së mendimeve të banorëve të kësaj komune. Kurse Ajet Sallahu, Drejtor për Urbanizëm, Planifikim dhe Mbrojtje të Mjedisit potencoi se për momentin jemi në fazën ku Korniza e Zhvillimit Hapësinor përfshinë vizionin, qëllimet, objektivat dhe konceptin e zhvillimit hapësinor për komunën e Vitisë. Ai tha se ky proces në tërësi përkrahet nga Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës (MMPHI). Gjatë këtij takimi që përfaqësuesit e Komunës dhe UBT-së kanë prezantuar këtë dokument të rëndësishëm kanë hapur edhe diskutimet me banorët e këtij lokaliteti për të marrë mendimet e tyre. Përndryshe diskutime të tilla parashihen të mbahen edhe në disa lokalitet të kësaj komune.Aziz Zuka

You Might Also Like