Isuf Ajeti, ish-avokat, menaxher i çështjeve sociale dhe ish-punëtor i dalluar sportiv, është varrosur këtë të mërkurë në varrezat e fshatit në Llovcë, vend ky që ishte vendlindja e tij.
Isuf Ajeti, ka ndërruar jetë dje dhe ai është varrosur në prani të një numri të madh të qytetarëve, në mesin e të cilëve i pranishëm ishte edhe Agim Ademi, president i FFK-së.
Ai Ajetin e ka cilësuar punëtor të palodhshëm dhe tejet profesionist, të atillë që do t’i mungojë shumë Futbollit të Kosovës.
Ahmet Isufi, ish-komandant i ZOK-u dhe nga subjekti politik AAK-së, ka theksuar se për familjen, qytetin dhe futbollin humbja e Isuf Ajetit do të jetë e madhe, por ai do të kujtohet me respektin më të lartë.
Tash e tutje, trupi i Isuf Ajetit do të pushojë në varrezat e fshatit ku ai lindi, kurse vepra e tij do të mbetet gjatë në kujtesën e të gjithë atyre që e njohën./kryelajmi.com/.