Viti

Në Pozharan dhe Zhiti u mbajtën tubime me qytetarët për projektin e rindërtimit të kadastrit

– Ky diskutim publik me banorët është hapi i parë i këtij projekti, që ishte i karakterit informues mbi procesin dhe përfitimet e rindërtimit të informacioneve kadastrale.

Projekti për rindertimin e komunave kadastrale i cili që nga mbrëmë ka nis së realizuarai me dy debate publike me qytetarët në lokalitetin më të madhë të komunës së Vitisë në Pozharan dhe fshatin Zhiti, mbremë në orët e vonshme të pasditës në këto dy lokalitete në Pozharan dhe në Zhiti, është mbajtur diskutimi publik me banorët e këtyre dy fshatrave, me qëllim të informimit të projektit për rindërtim të kadastrit.

Ky diskutim publik me banorët është hapi i parë i këtij projekti, që ishte i karakterit informues mbi procesin dhe përfitimet e rindërtimit të informacioneve

kadastrale. Të themi se interesimi i qytetarëve për tu informuar rreth këtij projekti ishte tejet i madhë me që rast qytetarët morrën informata të nevojshme nga kompetentet e Drejtorisë së Kadastrit të Vitisë e cila ishte edhe organizatore e këtij debate.

Ndryshe, qëllimi i projektit është harmonizimi i gjendjes faktike të pronave në terren me atë të në regjistrat kadastral, ndërsa përfitimet janë të shumta, duke filluar prej incizimit të gjendjes faktike e gjitha njësive kadastrale dhe të përfitimeve të tjera administrative. Aziz Zuka

 

You Might Also Like