Viti

Në Viti përurohët objekti ri për arkivimin e dokumenteve kadastrale

– Ky projekt u mundësua falë financimit të Programit të USAID-it për të Drejtat Pronësore.

Me një ceremoni rasti në Viti, sot është përuruar Objekti i ri i Arkivit të dokumenteve kadastrale i Drejtorisë për Kadastër dhe Gjeodezi .

Objekti i ri gjendet në oborrin ku së shpejti do të jepet në përdorim Objekti i ri i administratës komune.

Ky projekt u mundësua falë financimit të Programit të USAID-it për të Drejtat Pronësore.

Në ceremoninë e përurimit të këtij projekti, pos Kryetarit të Komunës së Vitisë, Sokol Haliti kanë marrë pjesë edhe Paul Vaca, Drejtor i Zyrës së Programit të USAID-it për Kosovë si dhe Brain Kemple, Drejtor i Programit për të Drejtat Pronësore nga USAID.

Në fjalen e rastit, Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ndër tjerash tha se me këtë projekt,

mundësohet sigurimi i dokumenteve të vlefshëm dhe se do të kemi një arkiv më të kompletuar.

“Për këtë projekt, por edhe projekteve tjera të realizuara në komunën tonë, Vitia i është mirënjohëse popullit amerikan dhe USAID-it tha Haliti dhe ka falenderuar donatorët USAID-in në emër të qytetarëve të komunës së Vitisë, për gjithë mbështetjen që na e keni dhënë”, u shpreh kryetari Haliti.

E Paul Vaca, Drejtor i Zyrës së Programit të USAID-it për Kosovë, u shpreh se është hera e pestë që ai viziton Vitinë, dhe gjithnjë ndjen kënaqësi kur viziton këtë komunë. “ Ambasadori amerikan gjithnjë përmend tri elemente sa herë fletë për Kosovën. Paqja, drejtësia dhe prosperiteti ekonomik, si tri shtylla shumë të rëndësishme për funksionimin e shtetit.

Viteve të fundit, është punuar me shumë komuna të Kosovës sa i përket të drejtave pronësore, mirëpo duhet ta theksoj se komuna e Vitisë, është ndër më të suksesshmet në këtë drejtim. Ky Projekt , që është donacion i USAID-it amerikan, do të shërbej për sigurim të dokumenteve arkivore që do të jenë në gjendje shumë më të mirë e më të sigurt”, u shpreh Vaca.

Edhe Brain Kemple, Drejtor i Programit për të Drejtat Pronësore nga USAID u shpreh se kur kemi filluar programin për drejtat pronësore, e patëm filluar me Vitinë dhe kjo ishte e mrekullueshme pasi që bashkëpunimi me Institucionet komunale ka qenë i shkëlqyeshëm.

Aziz Zuka

You Might Also Like