Nënë Tereza i ka shërbyer njerëzimit, kurse Nënë Stana UÇK-së!
Nënë Terezen i tërë planeti njerëzor e nderon dhe e respekton, Nënë Stanën, Nënën e UÇK-së jo! Nënë Terezën, bota euroatlantike dhe jo vetëm e nderon, por e ka edhe të shenjtë, kurse nderimi dhe respekti, në 25 vjetorin e çlirimit të Kosovës nga Serbia pushtuese, për Nënë Stanën, Nënën e UÇK-së, sapo ka filluar të merr përmasa kombëtare shqiptare!
Nëna Terezë, është emblema shqiptare e humanizmit njerëzor, kurse Nënë Stana është një nga emblemat e mëdh të Nënës shqiptare të UÇK-së në Kosovë, e cila me duart e Saja, në Maxhen e Shtëpisë së Saj heroinë, ka gatuar dhe ju ka dhënë me tonelata buk, ushtarëve dhe ushtareve të UÇK-së! Nëpër duart e shenjta të Nënë Terezes kane kluar me mijera fëmijë, kurse nëpër duart e Nënë Stanës dhe në shtëpinë e Saj, në Lagjen Peshter të Brusit, kanë kaluar me qindra luftëtar, ushtar të lavdimadhes UÇK!
Nënë Tereza është e pashembullt në tërë globin njerëzor, kurse Nënë Stana është shembull dhe ikonë e Nënës së UÇK-së, e cila me duart e saja, ka gatuar dhe ka përgaditur ushqim për 6 Dëshmor të Kombit, për një të plagusur lufte me mbi 12 plagë, për tre Komandant të Zonave Operative të UÇK-së, për një Zv. Komandant Zone, për një Shef të Shtabit të Zonës, për një Komandant Zone të Policisë Ushtarake, për një Komandant Zone të Njesi Speciale, për pesë Komandant të Brigadave, për tre mjek të luftës, ushtar të UÇK-se dhe për mbi 300 ushtarë të niveleve të ndryshme, komanduese dhe përgjegjesive në luftë kundër armikut serb dhe veglave të tyre!
Nderimi për Nënë Stanën, Nënën heroinë të tre luftetarëve Filipit, Fatmirit dhe Viktorit, ushtarë aktiv me pushkë në dorë, përgjegjës në Koridorin e Famshëm: Zhegoc, Verbicë, Brus, Mramor, Marec dhe anasjelltas Marec, Mramor, Brus, Verbicë dhe Zhegoc, është nderim dhe madje në përmasa të mëdha edhe nderim sublim, sepse nderohet Nëna, djemt e të cilës bashkë me bashkëshortin e Saj, Nue Martin Gashi dhe pjestaret tjerë të familjës( femijët e Saj), edhe tri vajza dhe dy djem të tjerë, të gjithë ishin në shërbim aktiv të luftës për liri!
Nënë Stana tre djem i kishte larguar nga shtëpia dhe i kishte derguar në Zagreb të Kroacisë, që të mos i ekspozoheshin shfarosjes totale, nga ndonje masakër evetuale e forcave gjakpirëse dhe gjenocidale të Serbisë pushtuese! Nënë Tereza e kishte shëndërruar Kalkutën në Shtëpi të Saj, kurse Nënë Stana, e kishte shëndërruar Shtëpinë e Saj, në Shtëpi, fortesë e kala, të UÇK-së! Ka ardhur koha, ashtu sikur është e nderuar me Medalje Presidenciale në Kosovë, e famshmja Nëna Tererezë, të nderohet dhe ta jetojmë momentin e madh historik, të nderimit me Medalje Presidenciale në Kosovë, edhe të Nënë Stanës, Nënës së madhe të UÇK-së!
IsmetSylejmani, Prishtinë, 3 Dhjetor 2024!