Nënkryetarja Morina Bunjaku pret në takim lamtumirës drejtoreshën e UNICEF-it, Nona Zicherman
Nënkryetarja e Komunës së Gjilanit Leonora Morina Bunjaku, ka pritur në takim lamtumirës, drejtoreshën e UNICEF-it për Kosovë, Nona Zicherman.
Bunjaku e ka falënderuar Zichermanin për angazhimin e deritashëm të saj, duke i uruar suksese në të ardhmen.
Nga ana tjetër edhe drejtoresha e UNICEF-it për Kosovë, Nona Zicherman, falënderoi udhëheqjen e Komunës së Gjilanit për mbështetjen.
Ajo ka uruar që bashkëpunimi i mirë të vazhdojë edhe nga pasardhësi i saj.