OPINION

Nevoja për përgjegjësi dhe kompromis

Shkruan: Albin Devaja
Miratimi i buxhetit nuk është vetëm një akt formal, por një obligim ndaj qytetarëve. Përfaqësuesit e zgjedhur duhet të vendosin interesin publik mbi interesat partiake apo individuale. Dialogu dhe kompromisi janë thelbësore për të tejkaluar pengesat dhe për të siguruar që komuna të ketë burimet e nevojshme për të funksionuar si duhet.
Këto projekte po pengohen nga bllokada e opozitës, e cila sipas shumë qytetarëve konsiderohet e paarsyeshme dhe në dëm të interesave të pëgjithshme.
– Inkubatorin e Biznesit – 15 milionë euro
– Mjetet e bartura – 2 milion euro
– Fshati i Lumtur – 3 milion euro
– Investime të tjera kapitale – 9 milion euro
Vonesa në miratimin e këtyre projekteve po krijon sfida të mëdha për zhvillimin ekonomik dhe mirëqenien e qytetarëve, ndërsa bllokada politike po ndikon negativisht në përmbushjen e këtyre iniciativave të rëndësishme.
Në fund, mos votimi i buxhetit komunal nuk duhet të jetë mjet i luftës politike, por një arsye për të reflektuar mbi përgjegjësinë që ka çdo përfaqësues ndaj qytetarëve dhe të ardhmes së komunës.

You Might Also Like