Libri

Nga përmbledhja me poezi ” Lulet edhe lotët e Kosovës”

Jean-Yves Carlen
Nga përmbledhja me poezi ” Lulet edhe lotët e Kosovës”

Në këtë agim
Mos lind, vonohu
Diell.

Ky vend
që është imi
zgjodhi luftë sherr.
Baballarët tanë
nga lart në qiell
mos ta shohin këtë tmerr.

Qëndro brenda në natë
Diell,
vonohu , mos lind
Mos merr ngjyrë të kuqe
Mos bëj që të derdhet gjak.

Jean-Yves Carlen është një mësues francez, mik i madh i Kosovës, që ka qenë dhe vazhdon të jetë aktiv për të mirën e saj.
(Përkthimi: T.D.)

You Might Also Like