Drita është kthyer në formën e duhur pikërisht tashti kur është më së shumti e nevojshme dhe në ballafaqimin e kësaj të shtune të luajtur me Prishtinën në Podujevë, ekipi bardh e kaltër nga Gjilani, me një gol të Leotrim Kryeziut në minutën 78 ia ka dalë të ngadhënjejë me rezultat 0:1.
Në një pjesë të parë me pak raste, Drita ia ka dalë që t’a menaxhojë lojën, kurse në pjesën e dytë Drita ka dominuar plotësisht, duke patur disa raste, bile edhe duke qëlluar shtyllën nëpërmjet Kryeziut.
Në fund ekipi gjilanas ka ngadhënjyer me plot meritë dhe me këtë fitore i shton gjasat që t’i ik barazhit.