Gjilan

Nisma Socialdemokrate e Gjilanit uron formimin e qeverisë së re

 

Formimit të Qeverisë së re i është gëzuar Nisma Socialdemokrate, dega në Gjilan, e cila ka dalë me një deklaratë në të cilën u është drejtuar qytetarëve të Kosovës:

 

Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës,

Kuvendi i Kosovës sot zgjodhi qeverinë̈ e re të Kosovës, pjesë e të cilës është edhe NISMA Socialdemokrate.

Ndodhemi në një moment kritik dhe të rëndësishëm për vendin. Qeveria e re po e merr vendin në kohë shumë të vështirë. Kosova sot ka nevojë për një qeveri e cila kthen stabilitetin në vend dhe ulë gjakrat duke u kthyer të gjithë̈ në respektim të institucioneve.

Si Nismë Socialdemokrate zotohemi se do të japim kontributin tonë në qeveri dhe Kuvend gjatë këtij mandati qeverisës, në zbatimin e programit qeverisës të harmonizuar mes partnerëve të koalicionit.

Detyrat parësore të kësaj qeverie do të jenë rimëkëmbja e ekonomisë̈ pas përballjes me COVID-19, përmbyllja e procesit të dialogut Kosovë- Serbi me njohje reciproke, liberalizimin e vizave, si dhe integrimin e vendit në instancat euroatlantike.

Kabinetit qeveritar dhe kryeministrit Hoti iu uroj punë të mbarë në realizimin e programit qeverisës dhe në arritjen e objektivave.

You Might Also Like