Viti

Njazi Isaku zgjedhet kryetar i Qendrës së Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Viti

Gjatë ditës së sotme, Qendra e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Viti mbajti zgjedhjet e brendshme për kryetar të Qendrës,pas largimit nga ky post të ish kryetarit Salih Salihut.Lidhur me procedure dhe rrjedhat e ketij procesi dhe perfudimit te tije ,Qendra e Levizjës Vetëvendosje ka dhënë nje komunikatë për media ku përveq tjerash thuhet:

“Në një proces zgjedhor gjithpërfshirës, demokratik ku të gjithë anëtarët e Lëvizjes nga komuna e Vitisë, kanë pasur të drejtën dhe mundësinë që përmes parimit “Një anëtarë një votë” të shprehin vullnetin e tyre për kryetarin e ardhshëm të Qendrës së Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Viti.

Në dymbëdhjetë vendvotime të hapura gjithandej komunës së Vitisë, dhe me një pjesëmarrje të madhe kandidati Nijazi Isaku, i vetëm në këtë proces demokratik arriti të merr votim të konsiderueshëm.Ky proces zgjedhor dëshmoi edhe njëherë demokracinë e pashembullt në organizatën tonë, rolin dhe rëndësinë që ka aktivisti, sikurse që shfaqi entuziazmin e lartë në mesin e anëtarëve për zgjerimin dhe rritjen e Lëvizjes VETËVENDOSJE! edhe në Viti si kudo në Kosovë.

Pas përfundimit të votimit dhe numërimit të votave, KZAQ, qendra në Viti njofton të gjithë anëtarët e Lëvizjes dhe mbështetësit e saj, se kryetar i Qendrës së Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Viti, u zgjodh Nijazi Isaku. KZAQ vlerëson lartë mbarëvajtjen e procesit zgjedhor, në të cilin u arritën standarte të reja të proceseve zgjedhore brenda organizatës. Falenderojmë të gjithë anëtarët e aktivistët për pjesëmarrjen dhe angazhimin e tyre,pwrfundon komunikata e VV./Aziz Zuk

You Might Also Like