Viti

Një angazhim humanitarë për lakmi  i  nxënësve të Gjimnazit ”Kuvendi i Lezhës“ në Viti

I inicuar nga disa nxënës  të shkollës së mesme, në Viti sot u bë prezantimi i projektit për ngritje të fondeve  humanitare në Degen e Kryqit të Kuq në Viti .Projekti i titulluar “”Handmade-Punime dore “Blej diçka,ndihmo dikë”,sipas Shtatore Hajrizit, Sekretare e Kryqit të Kuq –Dega në Viti, ka për qëllim që të ngritet vetdija tek qytetarët për të ndihmuar fondet e organizatave humanitare.

E mynyra se si është tentuar dhe po bëhet kjo është  specifike se mjetet grumbullohën përmes shitjes së punimeve të dorës të cilat vetë organizatorët i kanë punuar.

E sot pikërishtë në orët e paraditës në sheshin e qytezës në Viti,vullnetarët që kanë punuar këto punime I  kishin ekspozuar punimet ku qytetarët blenin të njetat  duke kontribur kështu në këtë aksion vullnetarë humanitarë.

Gjatë kësaj tërë kohës sa do të zgjatë ky aktivitet qytetarët mund të blejnë  puimet e tyre të dorës siq  janë varëse të ndryshme të dorës, kartolina me urime për raste të ndryshme, të cilat do të jenë në shitje nga nesër. E vendin ku po zhvillohej ky aktivitet simbolik me moto : “”Blej dicka –ndihmo dikë”” e kanë vizituar edhe udhëheqësitë e komunës të prirë nga kryetari i komunës Sokol Haliti.

Sipas fjalëve të Shtatore Hajrizit akcioni do tëë vazhdon edhe në ditët në vazhdim e parat e grumbulluara do të shkojnë për njerzit që kanë nevojë  për to.Aziz Zuka

 

 

 

 

You Might Also Like