LAJME

Një dedikim emocionues i gazetarit Hasan Bunjaku për të birin e tij, profesor Artanin

NJË MUAJ PA TY, SA NJË SHEKULL, BIRI IM, ARTAN…!

Sot, më 20 janar, bëhen një muaj që kurë na e le lamtumirën, na ike aq beftë, o gëzimi ynë i parë i para 46 vjeçe, e unë e familja, assesi të pajtohemi me humbjen tënde në moshën më të mirë të një jete njeriu.

Thonë koha i shëron plagët, ndërkaq që plaga nga dhembja, pikëllimi e malli për ty veç sa po hapet dita më ditë. Vështirë qenka ta humbësh djalin kur je në një moshë kaq të shtyrë, si unë , o bir, por na mba në jetë krenarias që të patëm çfarë rrallë kush pat një kësi biri, vëllai, motra, biri, bija, bashkëshortja, dhe mbarë familja Bunjaku e çdokush që të njofti e të njofti një qytet i tërë si një njeri që çfarëdo bëri e në jetë kudo e kurdo mbolli vetëm energji pozitive; një djalë i pashmbëlltë për prindër, një profesor që mbolli dituri dhe edukatë të paparë, një bashkëshort i tipit bashkëkohës, një baba i dy yjeve që se kishte shoqin, një shok e mik çfarë rrallë i gjen në ditët e sotme, një kolegë koheziv, një ekspert i shembullor i matematikës , një folës, gazetar e moderator elokuent i programeve në dy Radio sa punoi, një burrë plotë elen e energji, entuziazëm e optimizëm, një njeri, praninë e të cilit, secili do ta mirëpriste, edhe për një sens humori që e posedoje…

Na le që të të kujtojmë për jetë të jetëve, o biri im, o dhembja ime e pashëruar…

U prehsh në paqe e qoftë i paharruar kujtimi për ty, bir!

You Might Also Like