Në Gjilan, këtë të diele, Grupi i Vullnetarëve Arjeta Maka, Miranda Veseli, Agron Murseli, Avdil Ibishi, Ujmir Krasniqi, Latif Maliqi e Artan Bejta zhvilluan një aktivitet senzibilizues për pastrimin e një pjese të qytetit me moton “Nuk o marre me pastru po marre osht me hudh mbeturina”.
Aksioni i radhës do të jetë të dielën e ardhshme.
Arjeta Maka, nga Grupi i Vullnetarëve, ka ftuar edhe qytetarët e tjerë që t’i bashkëngjiten kësaj nisme për një ambient të pastër. Ajo ka falënderuar një qytetar për një gjest të mirë, i cili pagoi kafet për vullnetarët, sikurse edhe Komunën e Gjilanit për sigurimin e pajisjeve me mjete të punës .