Organizata Jo-qeveritare Dardanapress, në kuadër te projektit ” Promovimi dhe Avancimi i të Drejtave të Komunitetit Rom në Komunën e Kamenicës”, ka mbajtur konferencën për media në përfundim të realizimit të projektit mbi të arriturat e objektivave dhe rezultatet e projektit .
Në fillim të konferencës projekt menaxheri Sherafedin Vranja njoftoi të pranishmit për qëllimin dhe objektivat, aktivitetet e realizuara gjatë implementimit të projektit.
Si rekomandime kryesore të dala nga tryeza, punëtoria, debate dhe trajnimeve janë : Të drejtat në shkollim, rritja e punësimit të komunitetit Rom në institucionet komunale, Organizimi i kurseve për aftësime profesionale, Zgjidhja e problemeve sociale, Regjistrimi i qytetareve Rom në regjistrat civil dhe lëshimi i dokumenteve personale, Mirëmbajta e ambientit ku jetojnë komuniteti Rom, Integrimi i komunitetit rom ne institucionet komunale, Inkurajimi i komuniteteve për të marrë pjesë në dëgjimet publike, Rindërtimi i fushës së sportive në fshatin Berivojcë, Sigurimi i ujit të pijes për komunitetin rom në fshatin Strezoc, Organizimi i kurseve profesionale nga qeverisja lokale, Organizimi i kurseve për mësimin e gjuhës shqipe, Përmirësimi i infrastrukturës rrugore në lokalitet ku jetojnë komunitetet joshumicë.
Rekomandimet e dala nga aktivitetet do të ju adresohen Kryetarit të Komunës, Zyrës së Kryeministrit, Zyrës për Çështje te Komuniteteve, zyrës komunale të komuniteteve si dhe Drejtorive komunale për shqyrtimin dhe realizmin e rekomandimeve.