Tregti/Turizëm

Pas rinovimit u hap Restoranti “Romantika” në kuadër të Vali Ranch

Në kuadër të Kompleksit “Vali Ranch” këtë të shtunë është përuruar rinovimi i  restorantit “Romantika”, kurse në këtë ceremoni kanë marrë pjesë një numër i madh i mysafirëve.

Fillimisht, Fehmi Fetahi, pronar i “Vali Ranch” ka përshëndetur të gjithë mysafirët, duke theksuar se tash e sa kohë po bëhen investime në këtë lëmi, andaj një gjë të tillë do ta bëjnë edhe në të ardhmen, andaj ka kërkuar edhe nga mysafirët që të kënaqen e të shijojnë mbrëmjen.

Pjesëmarrës në këtë mbrëmje, dr. Hysen Sogojeva, kryetar i Odës së Hotelerisë dhe Turizmit të Kosovës, ka thënë se hoteleria dhe turizmi në Kosovë janë një sektor shumë i rëndësishëm, i cili mbledh një numër të madh të punëtorëve dhe që ka një shtrirje të gjerë, andaj kërkohet më shumë përkrahje për këtë sektor, i cili jep një kontribut të çmueshëm në rritën dhe zhvillimin e vendit tonë.

You Might Also Like