Gjilan

PDK e Gjilanit derdh kritika për gurthemelet e fundit

Çfarë “Hajvanash” do të thoshin për veprimet e veta kryeministri Kurti dhe kryetari i Gjilanit, sikur të ishin në opozitë

Për katër vite nuk kanë arritur t’a përfundojnë dhe funksionalizojnë një çerdhe të ndërtuar në lagjen e Arbërisë, projekt i nisur nga qeverisja e kaluar komunale në Gjilan, ndërsa sot po e përurojnë gurëthemelin e një çerdhe të re në “Livadhet e Arapit”.

Komuna e Gjilanit ka punësuar para fushatës zgjedhore mbi 15 punëtor për çerdhet që ende nuk janë funksionale, ndërsa jepen mijëra euro në muaj për pagat e tyre pa ofruar fare shërbime çerdhet në lagjen e Arbërisë dhe në fshatin Miresh.

Mungesa e rezultateve konkrete, punësimet para fushatës zgjedhore dhe shpenzimi i parasë publike pa ofruar shërbime për fëmijët, janë dëshmi për veprime të papërgjegjshme, keqpërdorime të pushtetit, humbje financiare dhe me të gjitha këto po tentohet të mbulohen mega dështimet me simbolika boshe politike.

Janë dorëzuar për të gjitha projektet madhore për Gjilanin, autostrada, stadiumi, impianti, kampusi universitar, zona ekonomike, qarkorja qytetit, palestra sportive, e si rezultat po krekosen me gurëthemele të projekteve që me këto shuma të investimeve më shumë bëjnë sektori privat se sa krejt qeveria e Kosovës në komunën e Gjilanit.

Po të përdorej fjalori i Albin Kurtit, sot do të duhej të cilësoheshin si veprime “hajvanash” aktet politike të kryeministrit të Kosovës dhe kryetarit të komunës së Gjilanit.

You Might Also Like