Gjilan

PDK i thotë “jo” ftesës së Alban Hysenit

Përgjigje publike drejtuar ftesës për takim nga kryetari komunës z.Alban Hyseni
Partia Demokratike e Kosovës- dega në Gjilan, nuk e sheh të arsyeshme pjesëmarrjen e saj në takimin e ftuar të hënën me datë 23 shtator 2024, nga kryetari i komunës z.Alban Hyseni.
Diskutimet e tilla për buxhetin e vitit 2025, duhet të bëhen në institucionin e Kuvendit Komunal, aty prej nga edhe kërkohet miratimi, e atë e bëjnë përfaqësuesit e zgjedhur të qytetarëve të Gjilanit, anëtarët e KK.
PDK ka deklaruar publikisht qëndrimin e saj lidhur me bartjen e mjeteve buxhetore nga viti i kaluar.
Ndërsa qëndrimin tonë lidhur me miratimin e buxhetit komunal për vitin 2025, do ta japim pas analizimit të këtij propozimi, i cili është ardhur me shumë vonesë dhe jashtë afatit ligjor, nga ana e kryetarit të komunës së Gjilanit.
Siç e dini, ne kemi votuar çdo vendim të bazuar në ligjet e Republikës së Kosovës, dhe që është në interes të qytetarëve të Gjilanit.
Asnjë propozim, vendim që vjen nga kryetari i Gjilanit për votim në Kuvendin Komunal, e që lidhet me interesat e ngushta materiale dhe financiare të kryetarit të Gjilanit dhe të klanit të tij në pushtetin komunal dhe atij qendror, PDK sigurisht që nuk do ta votojë, e këtë e kemi dëshmuar edhe në të kaluarën.

You Might Also Like