Çdo ditë ne po rritemi!
Partia Demokratike e Kosovës dega në Gjilan, ka mirëpritur qindra aderime vitin e kaluar, e edhe ky vit s’ka se si të jetë ndryshe, e s’mund të fillonte ndryshe.
PDK-së në Gjilan, nga sot i bashkohet z. Arlind Vokshi.
Përvoja e konsiderueshme politike e tij, duke qenë sekretar i degës së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dega në Gjilan, e poashtu edhe kryetar i rinisë së Aleancës, janë vlerë e shtuar e vizionit tonë për qytetin.
E kur bëhen bashkë profesioni prej politikologu dhe përvoja në praktikë, padyshim që platformës së PDK-së i jep finesat e saj.
Bashkë me Arlindin e shumë të rinjë të tjerë të Gjilanit, PDK do të fuqizohet, e me punë dhe përkushtim do të mbesim alternativa më e besueshme.
Na priftë e mbara!