Sot me datën 20.12.2024 është mbajtur ceremonia e pensionimit të Kapiten Maliq Hajdini, Shef i Njësisë së Hetimeve të përgjithshme, në Drejtorinë Rajonale të Policisë në Gjilan.
Kapiten Maliqi i ka takuar gjeneratës së pestë (5) të Policisë së Kosovës, duke shërbyer me nderë, përkushtim dhe profesionalizëm për njëzet e katër (24) vite në Policinë e Kosovës.
Me këtë rast Drejtori i Drejtorisë Rajonale të Policisë së Kosovës në Gjilan Kolonel Agron Rukiqi ka mbajt një fjalim rasti duke falënderuar përkushtimin dhe punën profesionale të palodhshme të kapitenit në detyre.
Në vazhdim në shenjë falënderimi Kapiten Maliq Hajdinit i është ndarë mirënjohje për kontributin e dhënë dhe besnikërinë e treguar gjatë gjithë karrierës së tij policore.
I nderuari Kapiten Maliq Hajdini, ju urojmë shëndet, harmoni dhe të gjitha të mirat në jetë ju dhe familjes suaj.
Republika e Kosovës
Republika Kosova – Republic of Kosovo
Qeveria – Vlada – Government
Ministria e Punëve të Brendshme
Ministarstvo Unutrašnjih Poslova / Ministry of Internal Affairs
Policia e Kosovës/Policija Kosova/Kosovo Police
Drejtoria e Përgjithshme e Policisë
|
---|