Dalja në pension është një nga momentet më të rëndësishme në jetën e njeriut, ngase në këtë stad, ai rrumbullakson kontributdhënien e tij shoqërorë e jetësorë dhe gëzueshëm shijon të arriturat e tij.
Këtë stad sot e ka arritur profesori i nderuar Ragip Vllasaliu, i cili me korrektësi i shërbeu fushës së arsimit, për më shumë se dy dekada e gjysmë.
Andaj, me rastin e pensionimit të tij si mësimdhënës e po ashtu edhe të ditëlindjës së tij, drejtori i Shkollës së Agrobiznesit dhe Teknologjisë ‘’ Sahit Baftiu’’, Xhelal Jetishi, në emër të kolektivit të shkollës, uroi profesorin Ragip Vllasaliu, duke i dëshiruar shëndet të mirë dhe i shprehu mirënjohje për punën e bërë si mësimëdhënës.
Në këtë rast u organizua edhe një koktej rasti.
Urime profesor Ragipit! Falemnderit per kontributin shumevjeçarë në shkollat e Gjilanit.