Futboll

Përfundon pjesa e parë: Kur nuk shënon, pëson!

Aktualisht në Stadiumin Ndihmës në Gjilan po zhvillohet derbi në mes të Gjilanit dhe Llapit.

Pjesën e parë u vrejt një dominimin i lehtë i Skifterëve të cilët arritën të krijonin më shumë raste por që nuk arritën ti konkretizonin.

Rreth minutës së dhjetë, pas një harkimi nga krahu i djathtë, më i përshtatshmi për të goditur topin me kokë ishte Senad Jarovic, goditja e të cilët fishkëlloi afër shtyllës së portës.

Në minutën e 16-të ylli i Gjilanit, Robert Rrahmani, në një hapësirë të ngushtë disi gjeti në zonë Oltion Bilallin, i cili e nxehu portierin me një goditje të butë.

Hiq më vonë se dy minuta, përsëri Robert Rrahmani merr topin nga mbrojtja, driblon midis disa lojtarëve, avancon solo përpara, me një pasim maestral gjen Senad Jarovicin  i vetmuar ne një livadh hapësirë, i cili nuk mundi ta qëllontë portën nga 11 metra.

Këto nuk ishin rastet e vetme. Rastet e shumëta të humbura nga sulmuesit dhe mungesa e precizitetit para portës, dolën të ishin shumë të vlefshme.

Gjilani joserioz para portës u dënua krejt në fund të pjesës së parë. Arbnor Ramadani kaloi nëpër mbrojtësit e Gjilanit sikur të ishin kona statike, krosoi saktë te Ardit Tahiri, i cili gjeti anën e pakapshme të portjerit Haxhihamza.

Kur nuk shënon, pëson!

Gjilani 0:1 Llapi.

You Might Also Like