Gjilan, 26 Korrik 2024 – Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë kësaj jave, nga data 22 – 26 Korrik 2024, përmes shkrimores ka regjistruar dyzet (40) kallëzime penale me gjashtëdhjetenjë (61) persona, për vepra të ndryshme penale.
Gjatë kësaj jave nga Prokuroria Themelore në Gjilan janë proceduar:
– njëzetegjashtë (26) aktakuza,
– shtatë (7) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit,
– njëzetetri (23) aktvendime (përfshirë aktvendime për fillimin e hetimeve, për fillimin e procedurës përgatitore, për pushimin e hetimeve, zgjerimin e hetimeve, për hedhje të kallëzimit penal, aktvendime të ekspertëve mjeko – ligjor, aktvendim për ekzaminime),
– tetëmbëdhjetë (18) raporte për mbyllje,
– njëqindenjëzetetre (123) kërkesa të ndryshme drejtuar policisë,
– tetë (8) kërkesa drejtuar QPS-së dhe ZMNV-së,
– dy (2) marrëveshje për pranimin e fajësisë,
– tri (3) raste të zgjidhura përmes procedurës së ndërmjetësimit,
Gjithashtu, nga prokurorët e kësaj prokurorie gjatë kësaj jave janë intervistuar tridhjetedy (32) persona.