Të gjithë ata që kanë të nxehtë, freskinë mund t’a kërkojnë në Pishinën “Palma” që gjendet përgjatë magjistralit Gjilani – Prishtinë, pak kilometra para fshatit Bresalc.
Pronarët e saj sivjet kanë bërë përpjekje dhe ia kanë arritur që pushuesve t’u krijojnë kushte të jashtëzakonshme për freskim, pushim, argëtim e çlodhje edhe atë për të gjitha gjeneratat, nga më të vegjlit e deri të ata më një moshë.
Jemi të kënaqur me shërbimet cilësore që ofrohen këtu, thotë një pushues i cili këtë pishinë e frekuenton për çdo ditë.
Siç thekson Ibrahim Muji, pronar i Pishinës “Palma”, kanë ndërmarrë të gjitha masat që pushuesve t’u ofrojnë siguri, komoditet, cilësi në shërbime e pastërti, ngase siç thotë ai për çdo ditë e ndërrojnë ujin.
Në të pos shërbimeve që ofrohen për ata që dëshirojnë të mësojnë notin është angazhuar edhe instruktori, i cili punon me fëmijë nga mosha gjashtë deri në dymbëdhjetëvjeçare. Edhe mbrëmja është shumë interesante në këtë pishinë, ku mysafirët mund të argëtohen nën tingujt e muzikës, ofrohen pije freskuese, shisha e çka jo tjetër, andaj në këto ditë plot me vapë, Pishina “Palma” ju thërret, i fton edhe bashkatdhetarët që po i kalojnë pushimet në vendlindjet e tyre./kryelajmi.com/.
Të gjithë të interesuarit për të kaluar çaste të lumtura pranë kësaj pishine, mund të kontaktojnë në këtë numër – 045 859 549.