Futboll

Po ngrehë shtat fusha ndihmëse e Vllaznisë në Pozharan

Ditë më parë falë një investimi të premtuar më heret nga kryetari I komunws Sokol Haliti, Komuna e Vitisë me investime vetanake nw Pozharan, përkatësisht në Lagjen e Muhaxherve, kanë filluar punët ndërtimore në ndërtimin e fushës ndihmëse të futbollit për kF””Vllazninë” e Pozharanit, projekt ky I cili do të jetë identikit sikur ai I Fushës së futbollit në Sadovinë të Jerlive të cilën fushë e ka shfrytzuar për zhvillimin e ndeshjeve kampionale Vllaznia deri në ndërprerjën e kampionatit shkaku u Pandemisë.Pas sigurimit të mjeteve që kapin një kosto prëj rreth 270 mijë euro dhe tenderimit për të përzgjedhur operatorin për kryerjën e punnëve punët është duke I zhvilluar Kompanija e mirënjohur “Euro comerc” nga Vitia.
Kjo kompani në të gjitha vendeet dhe objektet ku ka punuar ka kryer me shumë sukses punët për të cilat është angazhuar.E se është kështu kjo vrehet edhe në fotografinë tonë u shifet se intensiteti I punëve është në vlugun më të madhe sepse vetëm për 10 ditë nga fillimi I punëve kjo ndërmarrje ka arritë që të ta rregulloj trasen ku është fusha e krahas kësaj ajo ka nisë edhe ndërtimin e objektit të zhveshtoreve I cili po ngrehë shtat shumë shtat.Duhet të theksohet se krahas me ndërtimin e Fushës ndihmëse është duke u punur edhe në rivitalizimin e Stadiumit” Ibrahim Kurteshi” në Pozhaaran, punët e të cilit janë zhagit për afër tre vjet në mungesë të mjeteve financiare pa ndonjë arsye nga investitori Ministria e Kulturës dhe Sportit. Edhe ketu operatori “”Art Projekt”” është duke ke punuar me intensitet të shtuar dhe tashmë janë në përfundim punët e drenazhit të fushës ku do të vendoset bari sintetik dhe nese punet shkojnë për së mbari do të ndërtohën edhe tribinat për rreth 2 mijë shikues dhe sipas premtimit që ka dhënë punëkryersi, Reshat Kamberi, Vllaznia kampionatin e ri do ta nisë në këtë stadium.Ky është një lajm shumë I mirë jo vetëm për fansat e Vllazznisë Tifo grupin Tigrat e zi
por edhe për sportdashësit e tjerë, sepse tash e tri vjet Vllaznia asnjë ndeshje nuk e ka zhvilluar në stadiumin e vet, por që nga kampionati 2017/2018, kur kjo skuadër arriti suksesin më të madhe që nga themelimi para 47 viteve, duke u kyqur në Superligën e Kosovës.Por fansat e Vllaznisë dhe qytetarët nuk arritën që së paku një ndeshje të përcjellin në këtë fushë pasi të gjitha ndeshjet u zhvilluan si mysafir në fushat e ndryshme sin ë Gjilan dhe Ferizaj.Aziz Zuka

You Might Also Like