Gardiani Dritës Leutrim Rexhepi është larguar në formë huazimi tek skuadra e Ligës së Parë KF Vitia për gjashtë muajt e ardhshëm.
Leo vitin e kaluar kishte pësuar një lendim në gju dhe iu desh t’i nënshtrohet operimit, i cili e mbajti jashtë fushe për tetë muaj.
Pas riaftesimit të plotë, Leo ka filluar nga dita e parë fazën përgatitore me ekipin e Dritës dhe do të jetë i gatshëm që ta ndihmojë ekipin nga Vitia në synimet e saj për këtë stinor.