Futboll

Portieri i Gjilanit kalon te Trepça ’89

Trepça ’89 nuk do të qëndrojë “duarkryq” në afatin kalimtar të janarit, por synon të përforcojë skuadrën për stinorin pranveror.

“Minatorët” do të nisin merkaton duke e përforcuar portën me një emër të njohur në futbollin e Kosovës.

Demokracia.com merr vesh nga burime brenda klubit mitrovicas se “Xehtarët” kanë arritur marrëveshje me portierin e Gjilanit, Arion Ymerin.

Gjatë ditës së enjte (sot), Demokracia.com raportoi ekskluzivisht se Ymeri ka ndarë rrugët me marrëveshje të dyanshme me klubin gjilanas.

Ymeri, 27-vjeçar, ishte pjesë e Gjilanit nga vera e vitit 2021 kur u transferua nga Drenica. Ai më parë ka qenë pjesë edhe e Trepçës.

Trepça ’89 mbylli stinorin vjeshtor në pozitën e parafundit (9) me 19 pikë të grumbulluara pas 18 ndeshjeve të zhvilluara.

You Might Also Like