Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur sot në një takim Prof.Dr. Isak Shemën me një delegacion nga Shoqata e Shkrimtarëve dhe e Krijueseve “Ramadan Musliu”-Viti. Me këtë rast kryetari Haliti, e ka çmuar lartë veprën e Prof. Dr. Isak Shema dhe i ka ndarë atij çmimin për veprën jetësore.
Ai gjithashtu ka folur për kontributin e tij të dhënë ndër vite, duke e cilësuar si të çmuar dhe të pazëvendësueshme në veçanti në vitet e 80-ta dhe 90-ta por edhe deri me sot, pasi që përkundër moshës ai vazhdon me angazhimin e tij letrar e shkencor.
Profesor. Dr. Shema falënderoj kryetarin Haliti për këtë çmim dhe tha se ai ka përzgjedhur vendlindjen e tij për të promovuar librat e tij, e ndër to edhe librat ” Arti letrar i Ismajl Kadaresë” dhe ” Vështrime Shkencore”.
Në këtë takim kryetari Haliti ndau edhe disa mirënjohje për të tjera.
Përndryshe po ashtu sot në Viti, është mbajtur edhe një tryezë shkencore për kontributin letrar dhe shkencor të Prof.Dr. Isak Shema, ku edhe u bë promovimi i dy librave të tij. Kjo tryezë u organizua nga Shoqata e Shkrimtarëve dhe e Krijueseve “Ramadan Musliu” në Viti dhe atë për nder të ditëlindjes së tij. Me këtë rast i pranishëm në këtë tryezë ishte edhe zv.kryetari i komunës së Vitisë, Hasan Aliu i cili e çmoj lartë kontributin letrar dhe shkencor të profesorit në fjalë.
Kurse hapja e tryezës shkencore në 83 vjetorit të Isak Shemës, e bëri Fadil Abazi kryetar i Shoqatës së Shkrimtarëve “Ramadan Musliu” në Viti, i cili ja ndau atij një mirënjohje nga kjo shoqatë.Aziz Zuka