Pozharan, 27 Qershor 2024
Nga: Aziz Zuka E
Edhe pse e Pavarësuar si institucion shkollor si vater e diturisë më e re në Komunën e Vitisë, /në vitin 2014/, pra tash e 10 vjet/Shkolla e Mesme e Lartë Mikse /SHMLM/ “Kongresi I Manastirit” në Pozharan, është një ndër vatrat me perspektive për shkollarët e se është kështu dëshmojnë edhe rezultatët që po arrijnë kuadrat që po dalin nga kjo vater e diturisë. Por ajo cka po brengos stafin e shkollës si dhe qytetarët është se cdo vitë në këtë shkollë /për arsye të panjohura/ po zvoglohën numri I nxënësve. Për shkaqe të ndryshme e që nuk janë edhe të atsyeshme nxënës nga fshatrat që gravitojnë në Pozharan po e anashkalojnë regjistrimin në këtë shkollë dhe kjo si pasojë po e rrezikon mbylljen e kësaj vatre të diturisë për të cilën udheheqësia e dikurshme e Paraleleve të ndara të Gjimnazit të Vitisë në Pozharan, por edhe udhëhqja komunale e u angazhuan që edhe këtu të Pavarsohen këto paralele me qëlllim që ky insitucion shkollor të jetë më afër shkollarve dhe familjeve që të mos shpenzojnë shumë materjalisht duke udhëtuar për tu regjstru në Viti,Gjilan apo Ferizaj në profile të njejta mendojme pa nevoje. Është mirë që udhheqja komunale në Viti të zbaton nje vendim të marr më heret që të mos regjistrohën në shkollë të mesme nxënsit e fshatrave që gravitojn në Pozharan. Këto ditë vizituam këtë shkollë dhe nga drejtori i saj ambicioz Mufail Halabaku, mesuam se si është organizuar procesi mësimor në këtë shkollë si dhe sukseset që janë arritë deri më tani.Ai u shprehë se edhe pse deri tash kemi punuar në kushte jo të mira si apsojë e mungeses së hapsirës së nevojshme meq në objekt ka punuar edhe shkolla fillore rezultatet janë të knaqëshme.Tutje ka folur edhe për arsyet se pse semimaturantët duhet të zgjedhin shkollën e mesme”Kongresi i Manstirit “në Pozharan si vater të diturisë duke I numrur edhe disa nga arsyet si: 1. Infrastrukturë fizike dhe didaktike e standardizuar, Profesorë me kompetenca të spikatura profesionale dhe me pervoja shumëvjecare në arsim. 2. Proces mësimor i mbështetur në teknologjine e edukimit, Larmi ofertash kurrikulare ndaj nxënësve sipas interesave dhe dëshirave të tyre për të zgjedhur fushën e arsimit dhe të realizojnë të mësuarin nxitës dhe motivues për të gjithë. 3. Arritëshmëri maksimale në test të maturës dhe teste të tjera,Klimë shkollore miqësore-komunikim, bashkëpunim dhe konfidencialitet midis nxënësve, mësuesve dhe drejtuesve, dhe Shkollë mikse. 4. Respektim i diversitetit kulturor, trajtim i barabartë, vlerësim për të gjithë nxënësit,punë e diferencuar për zhvillimin e prirjeve të nxënësve. 5. Çdo prind do të ketë mundësinë të informohet për notat dhe mungesat e fëmijës së tij çdo ditë, nga shtëpia apo celulari i tij.Si dhe Siguri maksimale në shkollë. Të themi edhe këëtë se në mbledhjen e fundit të përbashkët të organeve të këasaj shkolle u vendos që nga ky vit shkollor pra ora mesimore do të zgjas 40 minuta mësimi do të nis nga ora 7.30 e mengjesit,than ë fund drejtori ambicioz I këësaj shkolle Prof.Mufail Halabaku.Pra semimaturant te dashur mos ngurroni si ju pozharanas ashtu edhe nga fshatrat qe gravitojne ne kete shkoll por msyjani dyerve te kesaj shkolle dhe nuk do te zhgnjeheni me mesimxenje.