Viti

Qytetarët e Sadovinës së Jerlive, Trestenikut dhe Gërmovës i japin përkrahje të fuqishme kryetarit aktual Sokol Halitit edhe për një mandatë për kryetarë të komunës

Në vazhdën e tubimeve me anëtarë , simpatizantë dhe qytetarë të komunës së Viti, LDK-ja Lidhja dega në Viti, në Viti, gjatë ditës së sotme ka mbajtur tubime parazgjedhore edhe në disa fshatra të komunës, krahas atyre qe ka mbajtur ne Gjylekar .Tubime parazgjedhore ka në Sadovinë të Jerlive, Gërmovë dhe në Tërstenik ku kryetari Sokol Haliti si kandidat i LDK-së për kryetar komune ka shpalos një pjesë të programit të tij zgjedhor duke kërkuar votën e qytetarëve edhe për një mandate katërvjeçar në zgjedhjet lokale të 22 tetorit.

Sokol Haliti, kryetar aktual i komunës dhe Kandidati për kryetar të Komunës së Vitisë nga ky subjekt , para banorëve të shumtë të tri fshatrave ka prezantuar programin e tij qeverisës për proceset e reja në komunë, ndër të cilat ka potencuar zhvillimin ekonomik, arsimin, shëndetësinë, projektet e mëtutjeshme infrastrukturore si dhe zhvillimin e sektorit për kulturë, rini, sport.

Ai para qytetarëve e të këtyre lokaliteteve duke kërkuar besimin e tyre edhe për një mandate , tha se nuk e sheh asnjë konkurrent ndaj tij për

kryetar në Komunën e Vitisë, ai tha se të tjerët nuk kanë strategji për zhvillimin dhe progresin e Vitisë dhe se ai dhe programi i tij është alternativa më e mirë për qytetarët vitias, dhe së këtë e kanë dëshmuar me qeverisje të pastër, transparente dhe korrekte gjatë mandatit të kaluar.

Kandidati për kryetar të Vitisë në këto takime me qytetarët  ka folur edhe për projektet të cilat janë realizuar prej marrjes së mandatit të tij në këtë komunë, duke përmendur infrastrukturën rrugore, atë shkollore, zhvillimin rural me fokus të veçantë sektorin e bujqësisë dhe të prodhimit dhe degët e saj, çështjen e subvencioneve dhe granteve, bashkëpunim e mirë që ka pasur me të gjitha organizatat e huaj të cilat operojnë në Kosovës e që kanë sjellë projekte zhvillimore e të punësimit në komunën që ai ka drejtuar, ku nga investimet e tij me donatorë kanë përfituar qytetarët vitias si kurrë më parë.

“Kemi punuar shumë fushën e infrastrukturës me rrugë të lokaliteteve të ndryshme, pastaj edhe kanalizimet, kemi punuar edhe në ndërtimin e funksionalizimi dhe rivitalizimin sa i përket ujësjellësit në shumë fshatra, në ndërtimin dhe renovimin e shkollave, duke mos lënë anash as ndriçimin publik, përkrahjen e shoqatave të grave dhe bizneseve të ndryshme. Kërkesat tuaja dhe të fshatrave tjerë i kemi futur në programin qeverisës, ne kemi punuar shumë për mirëqenien e të gjithë qytetarëve pa dallim. Ju faleminderit pafund për mbështetjen tuaj,”tha Haliti në mes tjerash duke u premtuar qytetarëve të pranishëm se këtë ritëm pragmatikë të punës dhe zhvillimit do ta vazhdojnë edhe në vitet në vijim.

Ai ka shtuar se “do të realizoj gjitha projektet që janë të nevojshme për ju dhe gjithë qytetarëve të Vitisë. Nuk do të mbetet fshat pa ujësjellës, do të investojmë në rritjen e cilësisë së shërbimeve publike dhe jo vetëm “, tha Haliti i cili ka marrë duartrokite të shumta nga qytetarët që kishin mbushur ambientet ku mbaheshin takimet zgjedhore.

Haliti është zotuar se do të punojë në rast se zgjidhet kryetarë, me të njëjtin përkushtim dhe bashkëpunim të mirë me të gjithë që këto zhvillime në dhe procese në fushat e jetës të avancohen më tutje. Banorët e këtyre fshatrave të entuziazmuar dhe optimist janë shprehur se në këtë zgjedhje i besojnë sërish vizionit të Sokol Haliti për zhvillimin e mëtutjeshëm të Komunës së Vitisë, në katër vitet e ardhme të qeverisjes komunale duke vlerësuar projektet e mëdha infrastrukturore që tashmë veç janë realizuar.

Sokol Haliti në fundë ka bërë thirrje që të votohet LDK-ja dhe numri 47, dhe kandidatët për asamble nga radhët e këtij subjekti politik në zgjedhjet lokale të 22 tetorit. Në këto takim kanë marrë pjesë edhe kandidatët për Asamble Komunale nga radhët e LDK’së të fshatrave përkatëse. Aziz Zuka

You Might Also Like