Zekrija Ramadani, kryetrajner i Prishtinës pas fitores ndaj Gjilanit deklaroi:
“Ne e kemi ditur që Gjilani ka individë të dalluar e pamë edhe fushën e vështirë, andaj ne iu rrekëm kësaj ndeshje me dëshirë dhe të gatshëm për të luftuar deri në fund. I uroj futbollistët për angazhimin dhe për fitoren e arritur. Ata e menaxhuam mirë edhe ndeshjen edhe rezultatin dhe nuk pësuam gol, andaj fitorja është edhe më e ëmbël. Këtë fitore ia dedikojmë kapitenit që pësoi një lëndim në stërvitje dhe shpresojmë që ai të mos mungojë gjatë. Për ndeshjen ndaj Ballkanit do të përgatitemi. Ka ekip dhe individë të mirë e Prishtina gjithnjë lufton për tri pikë.”