Skuadra e Zekirija Ramadanit është ndëshkuar përsëri në sekondat e fundit të ndeshjes.
Dukagjini arriti të shënonte në minutën e 100-të të takimit, duke e bërë kështu Dritën të zbres në vendin e tretë.
”Ndoshta e keqe ta thuash, por na mungon një ‘idiotësi’ në fushë. Nuk është turp të bësh gjithçka duke arritur qëllimin. Edhe qëllimin lëmë prapa duke qenë korrekt. Çdo hap prapa është i rrezikshëm., por ne do të luftojmë për të siguruar Evropën. Duhet të luftojmë për vendin e parë mund të arrihet Evropa”, ka thënë Ramadani për “Art Motion”.
Drita humbi në fund të takimit pikët e plota. Pësoi gol në minutën e 100-të.
“Kjo është hera e dytë që na ndodhë. Në Suharekë, Ballkani na barazoi rezultatin në minutat shtesë dhe kjo është hera e dytë. Janë shenja që diçka na mungon. Nuk jemi të gatshëm me atë që ne dëshirojmë. Futbollistët dhanë maksimumin. Të luash ndaj Dukagjinit nuk është e lehtë pas asaj ndeshje me Prishtinën. Nuk ia lë fajin askujt. Fajin ia lë fajin vetes dhe më vjen keq për mundin e harxhuar deri më sot. Futbolli është i vështirë për t’u menaxhuar. Dëgjova drejtuesit e skuadrës që thanë se duhet të jemi bashkë dhe të vazhdojmë deri në fund. Kjo humbje e pikëve është me e rëndësishme se eliminimi nga Kupa”, ka theksuar Ramadani.