Edhe gjatë kësaj jave takuam qindra student, afarist dhe aktivist tek të cilët pamë vullnet dhe përkushtim për punë mobilizuese deri në 9 shkurt, në ditën kur qytetarët e Gjilanit dhe Kosovës do të votojnë #MaMirë për Bedri Hamzën kryeministër të vendit tonë.
Propagandën e kësaj qeverisje në ikje, qytetarët e Gjilanit nuk e durojnë më. Sepse realiteti i krijuar nga degradimi institucional, e ka cenuar rëndë jetën normale të qytetarëve tanë.
Kjo frymë mobilizuese kudo në lagjet dhe fshatrat tona, në përkrahje të plotë të Bedri Hamzës tregon se edhe PDK në Gjilan do t’i bashkohet komunave tjera fituese në zgjedhjet parlamentare dhe atyre komunale.
Riad Rashiti, kryetar i degës së PDK-së në Gjilan