Futboll

Regont Murati, futbollisti që po bënë emër në futbollin e Zelandës së Re  

Shumë futbollistë shqiptarë nga katër anët e globit bëjnë karrierë në sporte të ndryshme. Njëri ndër ta është edhe futbollisti shqiptar, Regont Murati, i cili është pjesë e skuadrës së madhe në Zelandën e Re, Auckland City.

“Që nga mosha pesë vjeqare jam pjesë e Auckland City, ku i kam kaluar të gjitha kategoritë, pra plot 22 vite kam djersitur fanelën e klubit Auckland City për këtë jam shumë krenar që gjindem në këtë mjedisë shumë profesionist”, ka bërë të ditur futbollisti Murati.

Murati luan në rolin e mbrojtësit të djathtë, ndërsa me skuadrën Auckland City ka fituar gjithësej 23 tituj – 11 herë fitues i OFC Champions League, 9 herë National League, 2 herë Northern League dhe 1 herë Chatham Cup.

Regont Murati në stinorin që lam pas, me klubin e tij kanë triumfuar në OFC Champions League, ku tani do të marrin pjesë në Kupën e Botës për klube, me ekipet më të mira nga gjitha kontinetet – Manchester City, Al-Ittihad, León, Al Ahly, Urawa Red Diamonds.

Në ndeshjën e parë me 12 dhjetor, Regont Murati me klubin e tij do të takohen me Al-Ittihad, ekip e cila në rradhët e saj tani ka transferuar futbollistët si Benzema e Kante.

“Pjesëmarrja në Kupën e Botës për klube është një arritje e madhe, pasi aty marrin pjesë ekipet më të mira nga gjitha kontinetet. Për ne ndeshja kunder Al-Ittihad do të jetë një ndeshje shumë e rëndësishme, ku përballë do ti kemi yjet si Benzema e Kante”.

Mbrojtësi i djathtë, Murati, poashtu ishte pjesë edhe e Kombëtarës së Zelandës së Re, grupmoshat U-17 e U-20.

“Futbolli në Zelandë të Re është shumë profesionist dhe kushtet janë fenomenale.

Skuadrat janë shumë të forta me futbollist mjaft cilësor, ndërsa Kombëtarja e Zelandës së Re është edhe pjesëmarrëse në Kampionate Botërore, kjo dëshmon se në këtë vend zhvillohet shumë futboll professional”, thekson mbrojtësi 27 vjeqar Regont Murati.

Nga shumë suksese që ka arritur në karrierën e tij, futbollisti Murati ka një ëndërr e ajo është që të luaj në ndonjë klub me emër në futbollin e Kosovës.

“Futbollin e Kosovës e përcjelli vazhdimisht pasiqë është vendlindja ime, dhe më pëlqejn disa klube të cilat janë të organizuara. Eshtë një ëndërr e imja që të luaj në ndonjë klub të Kosovës, për mua do të ishte një privilegj që djersa ime të derdhet edhe në futbollin e vendlindjës sime dhe të jap kontributin tim më të mirë si në garat vendore poashtu dhe ato ndërkombëtare”.

Këto ditë futbollisti Murati gjindet në pushime në Kosovë, ku siq bën të ditur disa klube kanë shprehë dëshirën që ky futbollist mjaft cilësor të jetë pjesë e tyre.

You Might Also Like