Janë shpallur kampionë në Ligën Rajonale të Futbollit për gjeneratën U-17 e tashti e kanë fituar edhe statusin e anëtarit të Superligës.
erligws.
llur kampionw nw Ligwn Rajonale tw Futbollit pwr gjeneratwn U-17 e tashti e kanw fituar edhe statusin e anwtarit tw SupFC Drita U-17 pas garave të play-offit ia ka dalë që të zë një vend që dërgon në Superligën e Kosovës në Futboll për këtë gjeneratë. Duke qenë kampionë në Ligën Rajonale të Gjilanit, FC Drita ia doli që paraqitjet e mira t’i ketë edhe në garat e play-offit dhe tashti do të jetë në elitën e futbollit kosovar për këtë kategori. Të rikujtojmë se në këtë rang garash është edhe SC Gjilani, i cili më herët kishte qenë anëtar i Superligës dhe tashti derbi rajonal do të bartet edhe në nivel vendi.
Djelmoshat që udhëhiqen nga kryetrajneri Ardian Latifi fillimisht kishin mundur KF Istogun me rezultat 2:0 me golat e shënuar nga Erion Ramushi dhe Rion Osmanaj e në ndeshjen gjysmëfinale të Play-offit mundën KF Drenicën me rezultat 2:0 me golat që i kanë shënuar Meris Maliqi dhe Erblin Sokoli.
Është kjo një e arritur e madhe e këtyre djelmoshave dhe e kryetrajnerit Ardian Latifi, i cili me punën e tij të palodhshme dhe tejet profesionale ia doli që pas gjashtë viteve FC Dritën U-17 t’a kthejë në Supeërligën e Kosovës.
/kryelajmi.com/