Futboll

SC Gjilani mbetet pa mbrojtësin e njohur shqiptar

Erlis Frashëri, mbrojtës i djathtë i SC Gjilani ka ndarë rrugët me ekipin kuq e bardhë. Një gjë të tillë e ka bërë të ditur vetë mbrojtësi shqiptar, i cili ka falënderuar të gjithë me rend tek SC Gjilani, shkruan kryelajmi.com

Arsyjet e largimit nuk janë bërë të ditura, por mbrojtësi shqiptar, ka thënë se kjo është arritur me marrëveshje të dyanshme.

Ja postimi i plotë dhe i paredaktuar i Erlis Frashërit:

Do te deshiroja te njoftoja se qe prej dites se sotme nuk jam me pjese e skuadres se gjilanit. me marreveshje te dyanshme arritem te nderpresim kontraten . Falenderime te perzemerta per drejtuesat e klubit, per presidentin Florim Zuka, qe me kane mbeshtetur dhe vleresuar. Falenderim per trajnerin Gentjan Mezani, gjithashtu edhe Bylbyl sokolin (edhe pse spatem mundesine te punojme per nje kohe te gjate ). Nje falenderim te vecante dhe special per skifterat , faleminderit skiftera per mbeshtetjen dhe miqesine qe me keni dhuruar . SC GJILANIT i uroj shume suksese dhe arritje te objektivave . #all #the #best

You Might Also Like