Kapiteni i SC Gjilani, Ylber Kastrati me bashkëlojtarët e skuadrës, Edison Kqiku dhe portierin Aridon Bllaca, vizituan Qendrën e Kujdesit Ditor “Pema” në Gjilan, ku i bënë disa dhurata fëmijëve të kësaj qendre.
Për arsye të situatës pandemike, takimi me fëmijët sikurse herave të tjera ishte i pamundur, por ne u dërgojmë urimet më të përzemërta atyre që neve gjithmonë na i zbukurojnë festat dhe momentet tona më të mira.
Shpresojmë që së shpejti të kalojmë nga kjo situatë dhe të takohemi prap me fëmijët e të festojmë së bashku.
E deri në takimin tonë të radhës, ne ju dëshirojmë shëndet atyre dhe ju urojmë Gëzuar Festat.