Sport Club Gjilani komunikon angazhimin e futbollistit brazilian Matheus Alisson.
Klubi ka arritur marrëveshjen me FC KEK-un për huazimin e futbollistit brazilian me mundësi blerje në fundin e edicionit 2024/25.
Alisson vjen pas një stinori fantastik të kaluar në klubin nga Obiliqi, derisa më parë ka qenë pjesë e disa klubeve nga vendi i tij i origjinës.
22 vjeçari luan në pozitën e anësorit të majtë dhe ka shënuar gjashtë goli në pjesën e parë të kampionatit.
Futbollisti i është bashkuar ekipit në Antalia të Turqisë, me ç’rast po vijon fazën përgatitore së bashku me pjesën tjetër të ekipit.