Gani Sejdiu, kryetrajner i Besës është ndarë i kënaqur me një pikë të arritur në ballafaqim me Dritën e Gjilanit, në ndeshjen të zhvilluar këtë të enjte.
“Besoj se e kemi merituar një pikë dhe për të jemi të kënaqur. Kemi pasur një kundërshtar shumë të fortë dhe të motivuar. Përkundër që ne shënuam e kemi ditur se do t’a kemi të vështirë për t’a ruajtur rezultatin dhe që në nismë të pjesës së dytë Drita na vuri në presion, të cilit nuk mundëm t’i bëjmë ballë, andaj pësuam”, ka thënë Sejdiu, i cili në fund të stinorit tha se Besa kishte hyrë si mëtues për titull, por se disa zhvillime brenda ekipit bënë që të mos arrihen objektivat. Tashti Besa synim të sajin e ka Kupën e Kosovës në futboll.