Gjilan

Selver Xhelili: Me numrin 83 besoj se do të përfaqësojë më së miri interesat e qytetarëve të Gjilanit, Anamoravës e Kosovës

Me shumë krenari dhe përgjegjësi, jam kandidat për deputet në Kuvendin e Kosovës, me numrin 83, në listën e PDK-së – partisë së çlirimtarëve, lirisë, pavarësisë dhe transformimit të Kosovës me shkolla, autostrada e rritje pagash. Numri 83 për mua, ka një kuptim të veçantë dhe simbolik.

Numri 83 është një lidhje e fortë me një brez që është lindur pas viteve të ’80-ta, i cili ka kaluar përmes sfidave dhe ka kontribuar në formësimin e një Kosovë moderne, të hapur dhe me mundësi për të gjithë.

Numri 83 është një reflektim i energjisë, rinisë dhe të ardhmes së Kosovës, përfaqësim i një gjenerate që ka parë ndryshime historike dhe tani është e gatshme të marrë përgjegjësinë për të përfaqësuar qytetarët e Kosovës me vizion, angazhim dhe drejtësi.

Me numrin 83, besoj se do të përfaqësoj më së miri interesat e qytetarëve të Gjilanit, Anamoravës e Kosovës dhe do të punoj për një Kosovë ma të mirë e të zhvilluar ekonomikisht dhe me shpresë për brezat që vijnë.
Faleminderit të gjithëve!
Faleminderit 83 herë për besimin e dhënë!

You Might Also Like