Kamenicë

Sfidat dhe Problemet e Bizneseve Lokale

Dardanapress organizoi tryezën:

Sfidat dhe Problemet e Bizneseve Lokal

Kamenicë 16.08.2023

Organizata Jo-qeveritare Dardanapress, në kuadër te projektit “Promovimi i Zhvillimit Socio-Ekonomik në Komunën e Kamenicës”, ka organizuar tryezën me temën: Sfidat dhe Problemet e Bizneseve Lokale në komunën e Kamenicës.

Qëllimi i organizimit të tryezë është diskutimi me bizneset lokale dhe institucionet Komunale lidhur me sfidat, problemet me të cilat ballafaqohen bizneset lokale qoftë me mungesën e infrastrukturës ligjore,apo mungesën e përkrahjes institucionale.

Tema kryesore te kësaj tryeze ishin sfidat dhe problemet e bizneseve lokale në Komunën e Kamenicës dhe mbështetja institucionale për bizneset lokale.
Si rekomandime të dala nga tryeza janë: Aktivizimi i Qendrës të Bizneseve, hartimi i strategjisë për funksionalizimit e Qendrës së Bizneseve, punësimi i personave me aftësi të kufizuara në sektorin publik dhe privat, ndryshimi i kritereve për personat me aftësi të kufizuara gjatë aplikimit për punë dhe subvencione, ndërmarrja e veprimeve konkrete nga institucionet lokale dhe qendrore për treg të sigurt për prodhimet dhe përpunimin e tyre, bashkëpunimi i bizneseve me shkolla, hulumtimi i tregut të punës nëpërmjet Qendrës së Karrierës, mbështetja e bizneseve lokale me praktikantë, ofrimi i mbështetjes nga Zyra e Punësimit, avokim, thirrje apo ndërmjetësim për pjesëmarrje në takime të tilla (tryeza diskutimi, debate), nga të cilat dalin rekomandime të cilat mund të kenë impakt të drejtpërdrejt në përmirësimin e kushteve të bizneseve lokale, mbështetjen dhe rritjen e kapaciteteve të tyre ne prodhim dhe punësim.
Gjithashtu, të njëjtat përbëjnë objektiva të përgjithshme apo specifike për orientimin strategjik të komunës dhe bizneseve

Në këtë Tryezë kanë marrë pjesë: Burbuqe Leka nga Drejtoria e Zhvillimit Ekonomik dhe Diasporë, Nënkryetarja e komunës,përfaqësues të bizneseve lokale, anëtarët e Handikosit, përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile.

Projekti “Promovimi i Zhvillimit Socio-Ekonomik në Komunën e Kamenicës”, është financuar nga Ministria e Zhvillimit Rajonal.

You Might Also Like