Në mesin e 4 lojtarëve të klubit FC DRITA, të ftuar për përfaqësuesen e Kosovës U-19, është edhe sulmuesi i djathtë Shaban Shabani. Shabani pati një sezon mjaftë të mirë me skuadrën e juniorëve të Dritës, që kampionatin e përfunduan në pozitën e tretë me vetëm 8 pikë larg nga kreu. Në sezonin që lamë pas Shabani shënoi 8 gola dhe pati paraqitje mjaftë mbresëlënëse, që u shpërblye edhe me ftesë te kombëtarja. Ai për gazetën online kryelajmi.com u shpreh se ndjehet mjaftë optimist dhe i lumtur për këtë ftesë dhe se është i motivuar për sezonin e ardhshëm.
Albin Zharjani