Drejtoria për Zhvillim Ekonomik e Komunës së Gjilanit, ka shpall thirrje publike “Fondi për Subvencionimin e bizneseve Start-up dhe Bizneset e Grave 2025.”
Enver Shabani, drejtor për Zhvillim Ekonomik, tha se për herën e tretë kjo qeverisje po mbështet bizneset me 150 mijë euro, ku dhe është hapur thirrja.
Ai tregoi se për herë të parë Komuna e Gjilanit në vitin 2023 me buxhet vetanak komunal pati lansuar thirrjen publike “Fondin për Subvencionimin e Bizneseve Start-up dhe Bizneset e grave”.
“Mbështetja ka vazhduar edhe në vitin 2024 dhe do të vazhdojë edhe sivjet për bizneset e reja dhe gratë ndërmarrëse”, tha Enver Shabani.
Sipas drejtorit Shabani për dy vjet (2023-2024 janë dhënë 248 mijë euro për bizneset e reja.
“Kjo thirrje ka për qëllim kryesor zhvillimin e ekonomik lokale përmes mbështetjes për bizneset ekzistuese dhe krijimin e bizneseve të reja duke ofruar mbështetje në ngritjen e kapaciteteve për bizneset ekzistuese dhe avancime të reja teknologjike në pajisje dhe makineri të nevojshme në procesin e punës. Po ashtu, përmes mbështetjes publike dhe krijimit të bizneseve start-up synohet zvogëlimi i papunësisë”, tha drejtori Enver Shabani.
Më tej drejtori për Zhvillim Ekonomik, informon të gjitha bizneset e reja Start-up dhe bizneset ekzistuese në pronësi të grave për mundësin e përfitimit të granteve nga “Fondi për Subvencionimin e Bizneseve Start-up dhe bizneseve ekzistuese të grave 2025” të mbështetur nga Komuna e Gjilanit.
Ai tregon se Komuna e Gjilanit, ka përgatitur udhëzuesin për aplikantë, ku dhe është e hapur thirrja për aplikim nga 28 marsi dhe përfundon me 28 prill.