SHBH”Nëna Tereze” Zyra rajonale për Anamoravë në Viti, nderon me Mirënjohje donatorët dhe gazetarët Shoqata Bëmirëse Humanitare/SHBH/ Zyra rajonale për Anamoravë, me një solemnitet rasti të organizuar sot, ka ndarë Mirnjohje dhe falenderime për të gjithë donatorët dhe kontrubutdhënsit për ndihmën që kanë dhënë në këtë Shoqatë e përmes saj edhe për familjet skamnore të komunës së Vitisë dhe më gjërë. Mirënjohje dhe falenderime u janë ndarë nga ana e Koordinatoorit të kësaj Zyre z.Halit Alidema, edhe të gjitha kompanive dhe firmave si dhe mërgimtarve nga kjo komunë për kontribut që kanë dhënë në këtë shoqate para dhe pas luftës në Kosovë përkatësisht për gjatë 28 viteve të punës së kësaj Zyre.Në mesin e atyre që kanë marrë Mirënjohje dhe janë nderuar janë edhe mërgimtarët Sali Avdullahu, Xhavit Islami,pastaj aktivisti I kësaj shoqate para dhe pas luftës Hamdi Hasani e shumë të tjerë. Organizatori i këtij solemnitete nuk ka anashkaluar as mjetet e informimit – gazetarët të cilët raportojnë nga kjo komunë si dhe Radio “Pozharanin” dhe televizionin lokal Plus Tv në Viti.Në emer të atyre që janë nderuar me këtë mirënjohje ka falenderuar këtë shoqatë Xhavit Islami, mergimtarë nga Zvicrra i cili njëherit është edhe kryetar i Shoqatës humanitare”Vitia” me seli në Zvicërr e cila rregullishtë u del në ndihmë familjeve skamnore të komunës së Vitisë.Aziz Zuka